Efekti “Hidi” shfaqet edhe në Kosovë, Munishi: Portieri kishte kohë që më lutej për një penallti

0

Pas javës ë 19-të Ballkani kryeson në vendin e parë në kampionatin kosovar. Skuadra e drejtuar nga Munishi ka fituar pastër me rezultatin 3-0 ndaj Ferizajt. Në një ndeshje pa shumë mundime, në serinë e golave mori pjesë edhe portiere i Ballkanit, Armend Ruxhi. Efekti që fillimisht u shfaq në kampionatin shqiptar nga Isli Hidhi duket se ka qenë pozitiv edhe në Kosovë. Nga pika e bardhë Ruxhi nuk gabi duke vulosur rezultatin në 3-0. Pas ndeshjes Munishi u shpreh se goditja e penalltisë ishte një dëshirë e vet portierit.

“Ferizaj luajti fort që është normale pasi ka shumë nevojë për pikë. Deri te goli i dytë patëm vështirësi por gjithsesi është një rezultat i kënaqshëm në fund. Neve na mbetet t’i përmirësojmë disa gjëra për ndeshjet e radhës ku na pret një duel i fortë me Prishtinën. Sa i përket penalltisë së tretë, portieri Ruxhi ishte deciziv te rasti i Ferizajt duke na shpëtuar nga barazimi dhe ai ka kohë që ka kërkuar nga unë të gjuajë një penallti pasi luan bukur me këmbë dhe si shpërblim që na shpëtoi te ai rasti deciziv ia dhamë rastin të gjuajë”, ka thënë për Supersport Ismet Munishi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.