Efekti “Gjoka”, Kamza ka ndryshuar strategji

Në një kampionat kaq të vështirë çdo pikë mund të konsiderohet “flori”. Skuadrat kanë pak diferenca me njëra-tjetrën dhe kushdo mund të fitojë ndaj kujtdo. Kamza është një prej ekipeve që ka mjaft cilësi, por rezultatet nuk kamë qenë ato që drejtuesit presin.

Mungesa e rezultateve ka sjellë dhe ndryshime të shumta në stol dhe së fundmi drejtimin e ekipit e ka marrë Ernest Gjoka. Ish-trajneri i Kukësi ka një mision shumë të vështirë, pasi duhet të grumbullojë pikët e mjaftueshme që skuadra të sigurojë mbijetesën.

Ndryshimi i trajnerit duket se ishte një lëvizje e zgjuar nga ana e drejtuesve, pasi skuadra është rikthyer te rezultatet pozitive. Në tre ndeshjet e fundit me Gjokën në stol ekipi ka marrë 4 pikë, duke veçuar se humbja me Kukësin erdhi nga dy autogola.

Barazimi pa gola me Laçin dhe suksesi 1-0 ndaj Luftëtarit treguan se Kamza ka ndryshuar strategji dhe tani mendon më shumë për rezultatin sesa për lojën. Ekipi nuk ka pësuar në dy takimet e fundit dhe kjo është diçka pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *