Efekti “Duro”, Drita zgjohet dhe mposht Prishtinën e Josës

0

Pas katër humbjesh rresht, Drita është zgjuar dhe duket se ndryshimi në stol ka qenë vendimtar, sepse para pak ditësh drejtimin e mori Shpëtim Duro dhe debutimi ka qenë i mbarë, me fitore 1-0 ndaj Prishtinës.

Vendosi një gol nga Arbër Shala në minutën e 59-të, në një sfidë me shumë tension në tribuna e në fushë, me Liridon Lecin që doli me karton të kuq 10 minuta para fundit, por Prishtina nuk përfitoi.

Një fitore e artë për Dritën, e dyta sezonale, ndërsa Prishtina zbret në vendin e katërt, edhe pse vetëm 3 pikë larg kreut, që tashmë i përket Feronikelit.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Gjilani reagoi pas dy humbjesh rresht, duke fituar 2-0 në fushën e Ferizajt, që tashmë është në krizë, me vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.