Efekti CR7 prek Frozinonen, një biletë… 680 euro!

0

Efekti Kristiano Ronaldo po vazhdon të japë frytet e veta. Juventus përballet me Frozinonen në transfertë dhe çmimet e biletave kanë prekur majat. Të gjithë duan të shohin portugezin e famshëm nga afër dhe stadiumi “Benito Stirpe” do të jetë i tejmbushur në sfidën e mbrëmjes.

Ardhja e Juventusit këtë vit do të jetë më e shtrenjtë se më parë dhe kjo ka bërë tifozët të “çmenden”. Çmimi i një bilete në tribunë është 300 euro, ndërsa siç citon “Il Giornale”, çmimet në tregun e zi kanë prekur shifrën e 680 eurove.

Një tifoz i Juventusit është detyruar të blejë biletën me çmimin e kripur për të ndjekur ekipin e tij të zemrës dhe Kristiano Ronaldon nga afër. Frozinone dhe Juventus përballen në orën 20:30 në kuadër të javës së pestë të Serisë A.

Bardhezinjtë do të kërkojnë fitoren e pestë rresht, ndërsa vendasit, të cilët ndodhen në kuotën e një pike, do të kërkojnë të kryejnë të pamundurën për të ndaluar Kampionët e Italisë dhe Kristiano Ronaldon.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.