Efekti “CR7”: në Serinë A tani rriten edhe çmimet e biletave

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, pritet të debutojë më 19 gusht në ndeshjen e hapëse që bardhezinjtë kanë ndaj Kievos në transfertë. Efekti “CR7” duket se nuk do të ndikojë financiarisht vetëm te Juventusi, por tek të gjithë klubet e Serie A. Nga 100-150 euro pritet të jetë çmimi i biletave që kompania nga Verona do të vendosë për tifozët. Rritje kjo me 50% nga herët e kaluara.

Ronaldo pritet me padurim jo vetëm nga juventinët, por nga të gjithë tifozët e futbollit në Itali. Me ardhjen e tij në Torino, menjëherë në rrjetet sociale të Juventusit u pa një rritje e madhe e ndjekësve. CR7 është atleti me më shumë “followers” në botë, me mbi 42 milionë të tillë. Ky fakt pritet të “shfrytëzohet” nga të gjithë ekipet që ai do të ketë kundërshtare këtë sezon.

Për të parë nga afër fituesin e 5 “Topave të Artë”, tifozët janë gati të paguajnë dhe shifrat e kripura të biletave. Kjo situatë është mjaft e favorshme për ekipet italiane të futbollit, sepse një biletë më e shtrenjtë do të përkthehej në më shumë të ardhura në arkat e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *