“Efekti CR7”, aksionet e Juventusit kapin vlerën rekord

Në shtatë vitet e fundit Juventusi ka pësuar një rritje meteorike. “Zonja e vjetër” përveç dominimit absolut në Serie A, ka ditur dhe të rrisë pak e nga pak fuqinë financiare. Frytet e kësaj punë, tashmë duken hapur, pasi Juventusi i sotëm, në ndryshim nga ai i katër ose pesë viteve më parë, nuk konsiderohet një fuqi vetëm në Itali, por edhe në të gjithë Europën.

Sajti i njohur italian “calcioefinanaza.com”, që specializohet për analizat financiare të ekonomisë së futbollit, ka publikuar së fundmi një artikull ku është analizuar rritja e aksioneve të Juventusit pas ardhjes së Ronaldos.

Rezulatet janë të pabesueshme. Sipas artikullit të lartpërmendur, në harkun e vetëm 3 muajve, vlera në bursë aksionet e Juventusit ka shkuar nga 620 milionë euro në 1.4 miliardë. Për të evituar ndonjë paqartësi, duhet theksuar se kjo rritje ka të bëjë vetëm me vlerën e klubit, pra nga kjo përfiton vetëm familja Anjeli, që ka në pronësi klubin. Gjithsesi, kjo i shërben edhe rritjes së vlerës së emrit të Juventusit si markë tregtare, çka rrjedhimisht do të rrisë të ardhurat nga marrëveshje marketingu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *