Efekti Ançeloti nis të ndihet, Insinje: Goditje e pabesueshme!

0

Një trajner si Karlo Ançeloti është një luks për çdo ekip, imagjinoni Napolin, klub që nuk është mësuar me emra të këtij niveli.

Ditët e fundit ka pasur shumë dëshpërim për shkak të dështimit në garën për titull dhe është folur për largim të yjeve, duke nisur nga kapiteni Hamshik, por duket se punësimi i trajnerit të famshëm ka ndryshuar gjithçka dhe lojtarët kryesorë po joshen nga ideja e të punuarit me një kampion Europe.

“I uroj shumë fat Ançelotit dhe shpresoj që do ta na japë një ndihmë të madhe për t’u bërë ballë ndeshjeve të rëndësishme, sepse dihet që ai është një trajner i madh”, ka deklaruar sulmuesi Lorenco Insinje para se të mbërrinte në Koverçano, ku do të vihet për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të ri të Italisë, Roberto Mançinit.

Insinje nuk e fsheh habinë për lëvizjen e fundit të Napolit: “Nuk e prisja, të them të drejtën, por e dimë që presidenti ynë i ka qejf surpriza të tilla. Sigurisht, ka bërë një goditje të madhe, sepse Ançeloti është trajner i madh, i mësuar të fitojë trofe”.

Gjithsesi, Sarri nuk duhet harruar: “E falenderojmë, sepse në këto tre vite na ka dhënë shumë, na ka mësuar shumë dhe nëse kemi shkuar kaq pranë titullit këtë sezon, është edhe meritë e tij”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.