Edon Hasani vendos, firmos për Vllazninë

Edon Hasani kthehet në shtëpi. Mesfushori shkodran ka firmosur sot për Vllazninë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë.

Prej muajsh Hasani ishte duke stydiuar ofertat dhe priti gjatë për një transferim jashtë Shqipërie.

Në Shqipëri e kërkuan disa klube dhe ditët e fundit Partizani bëri tentativën që po shkonte mbarë, por më pas Hasani mbylli gjithçka, kur mësoi nga mediat se Mark Juliano nuk e kishte në listën e të preferuarve.

Tani Hasani firmos për Vllazninë, ku për herë të fundit luajti më 2012.

Një goditje e madhe, pas largimit të Shtubinës nga klubi shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *