Edinson Kavani i prishi parashikimin… Canës!

Lorik Cana foli pas barazimit 2-2 mes Marsejës dhe PSG-së, teksa për “Gol pas Goli” rrëfeu:n”Kisha ardhur edhe më parë në Marsejë dhe në një takim këtu më propozuan për këtë ceremoni lamtumire së bashku me Xhibril Sisenë. Shpresa që Marseja të fitonte, kisha parashikuar 2-1 në fakt, por fitorja iku në fund. Largimi në 2009? Isha kapiten, ndihesha shumë mirë në Marsejë, por atë vit humbëm kampionatin që në fakt e meritonim dhe u ndërrua edhe trajneri, pati shumë ndryshime.

Kjo më bëri që të zgjidhja kalimin në Angli, që është kampionati më i bukur në botë. Një e ardhme në Marsejë? Ndoshta, dëshirat i kam të mëdha, por fillimisht duhet t’i hedh hapat një nga një, të mësoj diku gjetkë, para se të jem gati për ndonjë detyrë të rëndësishme, ose te Marseja, ose te Gallatasaraj, ku kam luajtur një sezon dhe kam shumë miq. Djali im? Për momentin më shumë më duket se ka qejf të luajë me dorë, sesa me këmbë. Ndoshta bëhet tenist, uroj të bëhet një tenist i famshëm në arenën botërore”>

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *