Edhe Zidan i druhet Lester Sitit

0

E çuditshme: pas Xhanluixhi Bufonit, edhe Zinedin Zidan deklaron se në shortin që do të hidhet nesër për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve i druhet sidomos Lester Sitit.

Fjalët e Bufonit pas kualifikimit ndaj Portos u morën paksa me shaka, por tani Zidan e mendon njësoj.

“Lesteri arrin të bëjë gjithçka të tjerët mendojnë se është e pamundur. Fituan kampionatin kundër ccdo parashikimi, përmbysën Seviljen, tani nuk janë favoritë ndaj asnjë rivali të mbetur në Champions League dhe kjo i favorizon. Gjithçka mund të ndodhë”, shprehet Zidan, i cili evidenton pikat e forta të “Dhelprave”.

“Kemi parë që Lesteri ka lojtarë shumë të talentuar, por gjëja më e rëndësishme është që luajnë me pasion dhe zemër. Nuk është diçka e thjeshtë për t’u bërë. Në çerekfinale është një moment i sezonit ku çdo skuadër fillon e mendon se mund të fitojë ndaj çdo rivali”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here