Edhe Uillian kundër Kontes: Do ikja me të në ekip!

Braziliani Uillian ishte një ndër lojtarët më të kërkuar të Çelsit në merkato, me Barcelonën dhe Mançester Junajtid që insistuan për shërbimet e tij. Së fundmi, 30-vjeçari i ofensivës së Çelsit ka folur duke lëshuar një kunj kundrejt Antonio Kontes. Marrëdhënie e vështirë me italianin, me Uillian, i cili nuk u përshtat kurrë me skemat e Kontes, ose të dyja bashkë.

“Jam këtu sepse doja të luaja për Çelsin, por nëse në pankinë do të vazhdonte të ishte Konte, e sigurt që do të isha larguar.”

Uillian flet dhe për trajnerin Sarri dhe filozofinë e tij të lojës. Të shtunën Çelsi pret Arsenalin dhe braziliani komenton ndeshjen.

“Sarri dëshiron që të luajmë dhe të argëtohemi me përgjegjësi. Tani kemi një stil të ndryshëm loje, ja pse mund t’i krijojmë probleme Arsenalit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *