Edhe Tirana në CAS, UEFA i bllokon fondet

Tirana mbetet pa paratë e Europës! Lajm i bujshëm, që ka tronditur keqas klubin bardheblu, sepse UEFA nuk i ka kaluar paratë e pjesëmarrjes në Europë verën e shkuar dhe nuk ka ndërmend t’ia japë.

Qeveria europiane e futbollit ka çelur një hetim për bilancet e klubeve shqiptare që kanë marrë pjesë në kupat e Europës dhe Tirana ka rezultuar problematike, me borxhet e mbartura dhe gjyqet e hapura.

Kjo ka bërë që UEFA të bllokojë fondin, në një kohë që Tirana nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje në FSHF dhe do të shkojë në CAS, për të gjetur drejtësi, sepse nuk është faji i Tiranës që është pranuar në Europë, duke shpenzuar miliona, ndërsa UEFA kujtohet një vit më pas të hetojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *