Edhe Teuta nis miqësoret, kundërshtari i parë është çek

Teuta është spostuar në Turqi për minifazën përgatitore dhe tashmë është zyrtarizuar edhe miqësorja e parë, sepse klubi durrsak ka njoftuar se të shtunën në orën 13.00 do të ndeshet në Belek me Slovackon.

Bëhet fjalë për një ekip të kampionatit çek, që këtë sezon po vuan dhe është në vendet e fundit në renditje, por për Teutën është një test i shkëlqyer, sepse kampionati çek është më lart se i yni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *