“Edhe shqiptarë po vuajnë shumë”, De Biazi ua kujton italianëve: Shihni Air Albania-n, kryevepra e bërë Marco Casamonti

Gjesti i bërë nga ana e Shqipërisë në dërgimin e mjekëve për të ndihmuar Italinë ka bërë xhiron e të gjitha mediave. Ndërkohë në një intervistë për mediat italiane, De Biazi ka treguar se edhe vendi ynë po vuan nga Koronavirusi, pra për t’i dhënë më shumë jehonë veprës së bërë. Gjithashtu duke treguar edhe lidhjen e ngushtës mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Edhe në Shqipëri janë duke vuajtur shumë. Më tregojnë miqtë e shumtë shqiptarë me të cilët jam gjithmonë në kontakt. Këtu boshllëku është kudo, një makth, çorientim dhe anth për të ardhmen. Po dalim nga shtëpia vetëm për pazar.

Kam pasur faktin të takoj tre drejtues të Shqipërisë në postet e politikës, nga Bamir Topi, te Bujar Nishani që donte që të isha me pasaportë shqiptare, por edhe Edi Rama. Shqiptarët kanë nëpërgjithësi një mirënjohje të thellë për vendin tonë dhe kjo duket edhe te bizneset. Shikoni “Air Albanian”, stadiumin e ri dhe të bukur që është në Tiranë, një kryevepër e një italiani, arkiteki Marco Casamonti. Futbolli shqiptar është duke u rritur gjithashtu dhe këtë e tregoi edhe Europiani”, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/