Edhe Rumenige shpërthen kundër Federatës Gjermane

Kaos total në Gjermani, aty ku eliminimi i Gjermanisë që në grupet e Kupës së Botës ka bërë që të plasin shumë çështje e akuza.

Në një kohë që ende mediat merren me historinë pa fund të Mesut Ozilit dhe fotot me Erdoganin, Federata Gjermane jo vetëm që nuk ka arritur të mbajë situatën nën kontroll, por deklaratat e nxituara të menaxherit të kombëtares Oliver Birhof kanë shtuar polemikat (“Ndoshta nuk duhej ta merrnim në Botëror Ozilin”).

Ndërkaq, Federata është futur në telashe edhe me Bajernin e Mynihut, për një gafë me reklamën e sponsorit të kombëtares, Mercedes.

Për të shmangur Ozilin nga reklama, Mercedes përdori Zherom Boateng dhe Xhoshua Kimish në spotet publicitare, gjë që binte ndesh me marrëveshjen me Bajernin, sepse lejohej vetëm një lojtar, për shkak se sponsor i Bajernit është Audi.

Kjo ka bërë që presidenti i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, tw lëshojë një deklaratë të fortë: “Federata Gjermane po transformohet gjithnjë e më shumë në një makinë marketingu dhe kjo nuk pranohet nga Bajerni”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *