Edhe presidenti Demi nuk flet për titullin: Na keni çmendur!

Edhe presidenti i Partizanit, Gazment Demi nuk do të dëgjojë të flitet për titullin… të paktën për momentin. Ashtu si trajneri Gega, edhe drejtuesi më i lart i klubit kërkon të largojë euforinë nga skuadra dhe që lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë. Ose, mund të jetë për skepticizëm.

“Partizani për titull? Duhet ta vlerësoni ju specialistët e futbollit, jo unë. Po bëhem i vjetër në futboll, por nuk mund ta them unë këtë. Fitorja është e mirë dhe më pëlqeu”, deklaroi Demi menjëherë pas ndeshjes së fituar me Kukësin në “Elbasan Arena”.

Në këtë linjë, presidenti i Partizanit nuk pranon të flitet as për superioritet përballë një rivali direct për titullin. Sipas Gazment Demit, të gjitha ekipet janë rivale. “Na keni çmendur me këtë punën e rivalëve. Të gjithë janë rivalë, nga Tirana deri te ekipi i fundit. Kampionati sapo ka nisur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *