Edhe Pato zbulon Kinën

0

Nuk ka të ndalur eksodi drejt Kinës, ku klubet e pasur aty po joshin shumë emra të njohur, edhe pse shpesh bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë ngjitur dot në statutin e një ylli.

I fundit që shkon në Kinë është Aleshandre Pato, braziliani i famshëm i cili te Milani para disa vitesh dukej fenomeni i ri i futbollit botëror, por pak nga pak karriera e tij u rrënua.

Këtë sezon Pato shkoi në Spanjë dhe te Vijareali filloi të luante e të shënonte, por oferta e Tianxhin Kuanxhianit të drejtuar nga Fabio Kanavaro ishte tepër joshëse.

Plot 17 milionë euro Vijarealit, si dhe 5 milionë euro në vit Patos: a mund të refuzohen?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image