Edhe Partizani në hall: Gjyqtarë, kujdes me gabimet “njerëzore”!

0

Partizani do të presë nesër pasdite Flamurtarin (17:00) në Selman Stërmasi, për kthimin e çerefkfinaleve të kupës, ndërsa i duhet të përmbysë humbjen 1-0 pësuar në Vlorë. Ajo sfidë pati jo pak polemika në lidhje me një gol të anuluar Partizanit, nëse mund të quhet i tillë, sepse arbitri kishte ndalur aksionin pa gjuajtur ende Progni, pas një përplasje mes portierit të Flamurtarit dhe një lojtari të Partizanit.

“Ddo të doja t’u bëja një thirrje gjyqtarëve që të jenë më të kujdesshëm për sa u përket gabimeve “humane” që kanë bërë gjatë këtyre javëve, sidomos në anulimin e golit të Prognit që shënuam në takimin e parë të Kupës në Vlorë. Një gol jashtë fushe do të na jepte shumë avantazhe për vetë specifikën që ka Kupa. Gjithsesi, shpresojmë që gabime të tilla të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë pak më të kujdesshëm gjatë ndeshjes”, është shprehur sot ndihmëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, i cili vijon të dalë para mediave, duke qenë se Sulejman Starova mbetet i pezulluar.

Dalipi beson te kualifikimi: “Duke marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar të terrenit, do të jetë edhe më e vështirë. Gjithsesi, do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit. Nuk duhet të humbasim durimin, pasi ndeshja mund të prodhojë episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualifikimin. Kam besim te skuadra se nesër do të shënojmë. Jemi në garë në të dy kompeticionet, një kualifikim i mundshëm në Kupë do të bënte të mbetemi në luftë për këtë trofe”.

Tifozët nuk po afrohen më në stadium, problemet me policinë po shkatërrojnë marrëdhënien klub-tifozë: “Klubi po vijon negociatat me drejtuesit e policisë dhe jemi optimistë se do të arrijnë ta zgjidhin këtë situatë . Ne e ndjejmë shumë mungesën e tyre, pasi është lojtari ynë i 12-të. U bëj thirrje që ata të jenë të shumtë në numër nesër dhe të na mbështesin”.

Një batutë për titullin kampion: “Matematikisht, titulli kampion nuk është mbyllur, edhe pse Skënderbeu është i shkëputur nga ndjekësit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here