Edhe Pacini te Levante, konkurrencë e egër për Sadikun

0

Xhampaolo Pacini është sulmuesi i ri i Levantes në Spanjë, klubi që sot zyrtarizoi edhe Armando Sadikun. Në hall për të gjetur sulmues, Levante ka bërë jo një, por dy goditje për repartin e avancuar, për të qenë sa më e kompletuar në garën për qëndrim në La Liga.

Një lajm i keq për Sadikun, sepse është e vështirë që Levante të luajë me dy sulmues dhe në këtë moment Pacini duket favoriti për vendin e titullarit.

Italiani, me një karrierë shumë të pasur, është 33 vjeç, por te Verona në 3 sezonet e fundit ka pasur rendiment të shkëlqyer dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola në Serinë A, jo pak, duke menduar që Verona është një ekip i dobët dhe shënon shumë pak.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image