Edhe një shqiptar tek Ostende, firmos talenti i Shqipërisë

Duket se Belgjika është dashuruar pas lojtarëve shqiptarë, sepse pas Sindrit Gurit dhe Kristal Abazajt, tashmë në kampionatin belg zbarkon edhe Blerind Morina.

Mesfushori i Shqipërisë U-21, vetëm 17 vjeç, ka kaluar sot në ekipin e parë, pasi prej një sezoni luante me të rinjtë, duke kaluar vjet nga Sërkëll Bryzh tek Ostende.

Gjithçka me regji të Shkumbin Qormemetit, pasi menaxheri shqiptar ka lidhje të rëndësishme në Belgjikë dhe ishte ai edhe pas transferimit të Sindrit Gurit, po tek Ostende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *