Edhe një shqiptar në Kroaci, Emir Sahiti firmos tek Hajduku

Shtohet kolonia shqiptare në Kroaci dhe mbi të gjitha në Split, aty ku duket se Hajduku është i dashuruar me shqiptarët. Pas Memollës dhe Ismajlit, në Split shkon edhe Emir Sahiti, vëllai i vogël i Suadit të Skënderbeut.

19 vjeç, Emiri ka qenë pjesë e Rabotniçkit në 3 sezonet e fundit dhe ka spikatur, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Kosovë. Anësori ofensiv, i cili luan për Shqipërinë U-21, por ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare, ka kaluar tek Hajduku në huazim, me klubin kroat që do të ketë të drejtë ta blejë, nëse vendos ta mbajë.

Edhe pse shumë i ri në moshë, Sahiti ka luajtur edhe në kupat e Europës dhe ka qenë shpesh titullar në kampionatin maqedonas, ndaj eksperienca nuk i mungon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *