Edhe një dilemë në të Dytën, e diela dita e së vërtetës

Në javën e parafundit, Kategoria e Dytë nuk mundi të zbardhte të gjitha verdiktet e këtij sezoni, ku mbeti pa u përcaktuar vetëm skuadra kryesuese në Grupin B. Ka rreth pesë javë që rokada mes Shkumbinit e Devollit ka sjellë kureshtje dhe e ka bërë edhe më të fortë garën mes tyre. Të dielën zbardhen të gjitha dilemat.

Në Grupin A Tërbuni kryesues luan në transfertë në Librazhd, kurse Luzi 2008 i vendit të dytë pret Adën. Gramshi luan një 90 minutësh të lehtë me Kukësin B në Tiranë. Partizani B-Internacionali është “derbi’ i kryeqytetit, ndërsa Vllaznia B e mbyll në “Reshit Rusi” me Tiranën B.

Në Grupin B vetëm Përmeti-Butrintizhvillohet të shtunën. Devollit kryesues pret në fushën e vet Tepelenën, ndërsa Shkumbini merr tri pikë në tavolinë me Termin e tërhequr nga gara. Maliqi pret Skraparin, Delvina Albpetrolin si dhe luhen Naftëtari-Memaliaj e Këlcyra-Gramozi.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË-JAVA 26 

Grupi A | Java 26
E dielë, më 19 maj 2019
Ora 16:00 | Partizani B-Internacional
Ora 16:00 | Luzi2008-Ada
Ora 16:00 | Kukësi B-Gramshi
Ora 16:00 | Sopoti-Tërbuni
Ora 16:00 | Vllaznia B-Tirana B
Spartaku dhe Klosi pushim

Grupi B | Java 26
E shtunë, më 18 maj 2019
Ora 16:00 | Përmeti-Butrinti
E dielë, më 19 maj 2019
Ora 16:00 | Maliqi-Skrapari
Ora 16:00 | Delvina-Albpetrol
Ora 16:00 | Naftëtari-Memaliaj
Ora 16:00 | Këlcyra-Gramozi
Ora 16:00 | Devolli-Tepelena
Shkumbini pushim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *