“Edhe në ëndrrën më të çmendur nuk e kisha imagjinuar diçka të tillë!”

Historia e Santi Kazorlas është e denjë për një film, me spanjollin që ndoshta sot mund të ishte dhe në një rang me lojtarë si Ksavi apo dhe Iniesta.

Dëmimet e pafundme e kanë kushtëzuar shumë Santin, i cili gati për dy vite nuk kishte luajtur asnjë ndeshje, duke iu nënshtruar operacioneve të shumta. Gjithsesi, sezoni i fundit ka qenë pozitiv për mesfushorin, i cili u kthye në shtëpinë e tij në Vijareal.
Sezon mjaft i mirë, sidomos gjysma e dytë me Kazorlan që merr shpërblimin e madh, grumbullimin në kombëtaren spanjolle pas plot katër vitesh mungesë. Në një intervistë për mediat spanjolle 34-vjeçari rrëfen momentin që mori ftesën dhe tregon se edhe në ëndrrën më të çmendur nuk e priste diçka të tillë.

“Nëse dikush do të më thoshte që kjo gjë do të ndodhte në fund të sezonit, do ta quaja të çmendur dhe nuk do ta besoja. Kanë qenë dy vite shumë të vështira dhe e di që në moshën aktuale timen (34) është shumë e vështirë të rikthehesh në kombëtare. Gjithmonë jam munduar të kontriboj për klubin tim dhe të jem i rëndësishëm. I falënderoj që të gjithë, pasi kam arritur të kap formën timë më të mirë përsëri.”

“Më treguan kur po hyja në dhomat e zhveshjes, shokët e ekipit më treguan të parët. Përfunduam stërvitjen dhe u futa në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë nisën të këndonin emrin tim. U surprizova shumë dhe ende jam i emocionuar. Edhe në ëndrrën timë më të çmendur nuk do ta imagjinoja diçka të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *