Edhe Mustafa “ndjek modën”, rikthehet në Kosovë

0

Argjent Mustafa është një lojtar i njohur i Superligës shqiptare. Mesfushori nga Vushtrria ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës sezonin e kaluar, aty ku u aktivizua për 1902 minuta.

26-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Prishtinës, Trepçës ‘89, Besës së Kavajës, Partizanit, Laçit, Tiranës, Vushtrrisë, Kamzës dhe Flamurtarit. Mustafa ka vendosur të rikthehet në Kosovë dhe sezonin e ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e Drenicës.

Klubi nga Skenderaj ka publikuar në faqen zyrtare akordin me lojtarin, i cili do t’i bashkohet sot ekipit të ri në stërvitje, ndërsa prezantimi i tij do të ndodhë në ditët e ardhshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.