Edhe Monako “bombardon” Dortmundin

0

Nga makthi i djeshëm i bombave që i rrezikuan jetën skuadrës dhe plagosën spanjollin Bartra, te disfata nga “bombat” e Monakos: Dortmundi po përjeton ditë mjaft të vështira, në aspektin sportiv e tej sportit.

Monako fitoi sot 3-2 në ndeshjen që duhej të luhej mbrëmë në Dortmund, me një paraqitje madhështore dhe një provë tjetër që është skuadra me sulmin më të frikshëm në Europë në këtë moment.

Kryesuesit e Francës   u treguan të shkëlqyer, duke shfrytëzuar në maksimum rastet që krijoi dhe duke pasur edhe fat.

Fati u bë vendimtar në pjesën e parë, kur Fabinjo humbi një 11-met2ërsh në minutën e 17-të dhe supertalenti Mbape shënoi golin e avantazhit dy minuta më pas, edhe pse në pozicion jashtë loje, ndërsa në minutën e 35-të Sven Bender shënoi një autogol, duke shtruar rrugën për Monakon.

Në pjesën e dytë Dortmundi bëri ndryshime në formacion dhe në lojë, derisa në minutën e 57-të Dembele shkurtoi distancën e golave, pas një pasimi nga Kagaua.

U duk se u rihap gjithçka, por sulmet pa fund të Dortmundit kishin koston e vet, sepse Mbape sërish gjeti hapësirë dhe shënoi golin e tretë, 11 minuta para mbylljes.

Kagaua në të 84-tën shkurtoi për gjermanët dhe nuk pati më gola, me rezultatin 2-3 që ndoshta është i mirë për Dortmundin, duke parë sa keq luajti në pjesën e parë.

Mbape bëhet lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon dy gola pas fazës së grupeve, Monako është në pozicion fantastik në garën për një vend në gjysmëfinale.

A duhej luajtur 24 orë pas tmerrit të bombave? Me siguri te Dortmundi nuk kanë qenë dakord, por vendos UEFA.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image