Edhe Milani “stoik”, nuk bëhet fjalë të fitojë

0

Interi bën gjithçka për të humbur? Nuk vonon përgjigja e Milanit, që sot në mbrëmje është mundur 4-1 nga Roma, në një ndeshje stërvitore për verdhekuqtë.

Milanit i ka ngecur në dorë vendi i gjashtë, nuk shkon dot më lart dhe nuk po i afrohet askush, ndaj turi kualifikues në Europa League po duket i paevitueshëm. Ndoshta në vazhdim Interi gabon dhe fiton, duke shpëtuar nga një hall i madh kuqezinjtë. Situatë qesharake.

Roma dëshironte fitoren dhe e mori, sepse duhet të kthehej e dyta, pas parakalimit të përkohshëm të Napolit.

Dominim total i skuadrës romane, që reagoi mirë pas humbjes në derbi, por me këtë Milan edhe Krotone e Empoli u dukën si Bajerni i Mynihut.

Xheko në minutat 8 e 28 konkretizoi epërsinë e Romës, që mund të shënonte edhe gola të tjerë, ndërsa Pashaliç në minutën e 76-të shënoi një gol që u duk se hapi ndeshjen, por 2 minuta më vonë një “ish”, El Sharaui e mbylli sërish.

Lavdi në fund edhe për De Rosin, i cili shënoi nga pika e bardhë, edhe pse Donaruma e preku topin dhe për pak e priti.

Image may contain: 6 people, people playing sports and text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image