Edhe Milani përshëndet Shkëndijën për videon e bukur

Një kryevepër e vogël, videoja e postuar nga Shkëndija në Facebook, ku me humor i lëshon sfidën Milanit të madh, duke bërë disa krahasime ku tregon se Milani nuk ka asgjë më shumë se Shkëndija, përkundrazi..

Klubi kuqezi nuk ka qëndruar pasiv ndaj videos, që është bërë shumë popullore në rrjetet sociale.

Faqja e Milanit në Facebook ka komentuar te faqja e Shkëndijës: “Përshëndetje KF Shkëndija. Shpirt i madh rivaliteti të shëndetshëm. Do të jetë një kënaqësi t’ju presim të enjten në San Siro. Shihemi, miq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *