“Edhe Mesi luan keq ndonjëherë”, mëkatarët e Luftëtarit i thonë të gjitha

0

Luftëtari është përfshirë në kaos tre javë para fundit të kampionatit. Bluzinjtë kanë mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Julian Ahmataj, ndërkohë që edhe Albano Aleksi dhe Xhekson Ferreira nuk do të jenë pjesë e gjirokastriteve sezonin e ardhshëm. Të tre këta protagonistë u pezulluan për dy javë nga Luftëtari pas eliminimit nga Kupa, ndërkohë që kanë thënë fjalët e tyre.

Trajneri Julian Ahmataj dje ka marrë në dorë masën disiplinore të klubit dhe sigurisht ndihet i zhgënjyer për gjithçka ndodhi. “Nuk isha lajmëruar për pezullimin, e mora vesh nga mediat. Nuk më lanë të drejtoja ekipin, ma dhanë pezullimin në dorë para stërvitjes. Falënderoj tifozët dhe qytetarët e Gjirokastrës”, thotë fillimisht Ahmataj për Supersport.

Më tej ai shton: “Më bën krenar puna e djemve. Nuk jam i pari që i ndodh kjo gjë. Jam krenar për atë që kemi bërë. Jemi krenar për punën e bërë dhe punën që do të bënim, pavarësisht problematikave që kemi pasur. Më mungon një mirënjohje, që ma kanë dhënë njerëzit dhe tifozët”.

Albano Aleksi ka thënë fjalët e tij gjithashtu: “Nuk ndihem mirë për vendimin e marrë, por zbatoj rregullat. Shkova në stërvitja, atje m’u dha një letër. Këto janë vendimet. I falënderoj për 4 vitet që kam kaluar dhe jam rritur si sportist. Do më mungojnë shumë, kisha bërë shumë miq edhe jashtë fushe. Nuk e prisja. Nga mënyra se si shënuam dhe pësuam golat me Tiranën, nuk besoja se do merrej një vendim i tillë. Kam dhënë maksimumin në çdo ndeshje”.

Në fund flet edhe Xhekson Ferreira: “Falënderoj Luftëtarin për çdo gjë. Kam dhënë më të mirën time. E kam dëgjuar argumentin e klubit që nuk luajta mirë me Tiranën. Edhe Mesi nuk luan gjithmonë mirë. Edhe herë tjetër kam luajtur keq”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.