Edhe lojtarët kundër Sarrit, zbulohet arsyeja

Çelsi po kalon një moment jo të mirë, teksa në katër ndeshjet e fundit të luajtura jashtë fushe ka vetëm humbjes dhe asnjë gol i shënuar. Më e fundit është humbja turpëruese 6-0 ndaj Mançester Sitit. Kjo paraqitje e bluve ka sjellë dhe humbjen e vendit të katërt, që të çon në Champions. Mançester Junajtid i ka parakaluar londinezët në renditje.

LOJTARËT KUNDËR SARRIT – Rezultatet e fundit kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Mauricio Sarri te Çelsi. Italiani i ka lodhur edhe lojtarët, madje “Daily Mail” zbulon edhe pse ka ndodhur diçka e tillë.

Gjithçka lidhet me taktikën, më së shumti me nocionet që ai jep për vendosjen në fushë dhe mënyrën e lojës. Thuhet se disa prej lojtarëve janë të lodhur nga kjo, madje ndihën edhe të hutuar e të shqetësuar. Sarri po has në vështirësi në implementimin e lojës që dëshiron.

“Ish”-i i napoletanëve po përpiqet të bindë drejtuesit e klubit se ai mund të bëjë akoma më shumë. Arsyetimi i tij është se nuk ka grupin e lojtarëve për të vënë në praktikë futbollin që ai dëshiron. Nga ana tjetër klubi nuk është i gatshëm të vendosë në dispozicion të tij “çekun e bardhë” për të bërë merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *