Edhe Ligue 1 në gjurmët e Kumbullës, klubi i njohur francez shtohet në listë për mbrojtësin shqiptar

Lista e klubeve të interesuara për Marash Kumbullën sa vjen e shtohet. Edhe pse pandemia mund të sjellë një ndryshim drastik në tregun e lojtarëve në verë, mbrojtësi shqiptar duket i paprekur në këtë pikë, pasi interesi për të vijon të jetë i lartë. Duke parë cilësitë dhe moshën e lojtarit, patjetër që ia vlen të derdhësh atë shumë parash. Një tjetër klub i madh ndjek gjurmët e Kumbullës dhe këtë herë bëhet fjalë për Lionin.

Francezët janë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, ndërsa media prestigjoze “L’Equipe“ rendit emrin e futbollistit kuqezi si alternativën që po shqyrtohet nga ekipi me histori të madhe në Ligue 1 dhe në arenën europiane. Drejtuesit e Lionit janë të gatshëm të paguajnë çmimin e vendosur nga Verona për ta pasur nën urdhërat e tyre Kumbullën që nga sezoni i ardhshëm. Kështu është edhe Ligue 1 që rreshtohet në linjën e mbrojtësit 20-vjeçar, teksa deri tani Bundesliga, Premier League kanë qenë mundësi për të ardhmen e shqiptarit, përveç vazhdimit në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *