Edhe Lampard si Xherard, tashmë trajner në Championship

Para pak javësh Stivën Xherard u zyrtarizua si trajneri i ri i legjendarëve Rangers në Skoci, duke nisur tashmë karrierën e trajnerit, pas dy dekadash si një ndër futbollistët më të mirë në botë.

Tani e imiton edhe mesfushori tjetër me i talentuar i Anglisë në dy dekadat e fundit, ai që i ngjante edhe si pozicion e si mënyrë loje, Frenk Lampard.

Ish-ylli i Çelsit ka firmosur dhe është prezantuar sot si trajneri i ri i Derbi Kauntit në divizionin e dytë anglez, Championship.

Një hap i madh për Lampard, sepse Derbi është një klub me histori e traditë dhe ka vite që tenton të kthehet në Premier Ligë, duke u ndalur në play-off edhe këtë sezon.

“Nuk kam eksperiencë si trajner, por kam punuar me disa nga trajnerët më të mirë në botë gjatë karrierës sime dhe kam besim te vetja dhe të stafi im, ashtu si te drejtuesit e klubit. Duam të punojmë dhe të vijojmë rritjen e një skuadre që doli mes 6 të parave këtë sezon, ndërkohë që do të punojmë shumë më të rinjtë e talentuar të klubit”, tha Lampard, pas firmës në kontratën që e lidh për 3 vite me Derbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *