Edhe Lacio imiton Interin, gara Champions vendoset nga finalja

Pas gafës së Interit, që u mund bujshëm nga Sasuolo dje në mbrëmje, Lacio nuk ka përfituar. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi barazoi sot 2-2 në Krotone, në një ndeshje mjaft të vështirë, që e nisi në avantazh dhe më pas rrezikoi ta humbiste, por Milinkoviç-Saviç evitoi disfatën në fundin e ndeshjes.

Kjo do të thotë se javën e ardhshme Lacio-Inter do jetë finalja e madhe e sezonit, ku Interi me fitore shkon në Champions dhe Lacios një barazim i mjafton.

Në ndeshjet e tjera, Kaliari ka marrë 3 pikë të arta në Firence dhe ka dalë nga zona e ftohtë, festë edhe për Kievon dhe Udinezen, me këtë të fundit që fiton për herë të parë pas disa muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *