Edhe Klop elozhe për Grezdën: Xherrard s’duhet të shqetësohet!

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin e Rejnxhërs, Stiven Xherrard dhe shpeshherë nuk ngurron t’i japë ndonjë këshillë teknikut të ri anglez. Për faqen zyrtare të klubit të Liverpulit, Klop ka folur për një largim të mundshëm të Rajan Kent, lojtar që vetë trajneri gjerman ia ka besuar Xherrardit te Rejnxhërs.

“Kent është një lojtar shumë i mirë. Nuk e lejova të largohet te Frajburgu dhe ia dhashë Xherrard, pasi te Rejnxhërs rritet më shumë dhe është disi më pranë familjes. Ai është një djalë i ri, por nëse do të largohet nga Rejnxhërsi, Xherrard nuk duhet të shqetësohet.

Ai ka emra si Grezda dhe Midleton në skuadër, që mund ta zëvendësojnë në mënyrë ne duhur. Të dy lojtarët kanë aftësi të mira teknike dhe janë lojtarë që e njohin zonën. Besoj se Xherrard do të jetë OK”,- u shpreh Klop.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *