Edhe Karrik me probleme kardiake

Kapiteni i Mançester Junajtidit Majkëll Karrik ka lëshuar një deklaratë ku ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në fusha që nga shtatori. Ai ka deklaruar se vuan nga një problem në zemër dhe nuk luan për shkak të aritmisë. 36-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë sezon kundër Bartonit në Kupën e Ligës. Karik ka treguar se ka ndier probleme gjatë pjesës së dytë dhe më pas testet kanë vërtetuar problemin në zemër. Nga ana tjetër, ai ka shtuar se problemi ka kaluar dhe është 100% gati.

Sot bëri bujë edhe lajmi se mesfushori i talentuar shqiptar Sinan Bytyqi është i detyruar të lërë futbollin, pasi ka një problem në zemër dhe rrezikon atak kardiak nëse sforcohet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *