Edhe Guardiola mbron Bielsën: Është ende trajneri më i mirë në botë!

Trajneri i Lids Junajtid, Marselo Bielsa është në qendër të kritikave në ishullin anglez, për shkak se ka përdorur metodat e spiunimit për të mposhtur kundërshtarët e tij. Ky skandal shpërtheu pas ndeshjes mes Lids dhe Derbi Kauntrit, pasi në deklaratën e tij, Bielsa pranoi gjithçka.

Nga këto zhvillime, nuk është ndikuar aspak Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit që beson ende se Bielsa është tekniku më i mirë në botë. Sipas strategut spanjoll, “El Loco” nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se e mbështet maksimalisht.

“Bielsa vazhdon të mbetet trajneri më i mirë në botë, pavarësisht se ç’thonë mediat. Në çdo skuadër përdoren metodat e spiunimit, dikush është më i fshehur, dikush jo. Të gjithë trajnerët duan të dinë sa më shumë informacione rreth kundërshtarit dhe ajo çfarë ka bërë Bielsa, është shumë e rregullt”,- përfundoi numri një i Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *