Edhe gjeniu mund të përmirësohet, Mesi tregon pikën e dobët

Edhe pse ka shumë diskutime, Lionel Mesi cilësohet gjërësisht lojtari më i mirë në botë, ndoshta edhe në historinë e futbollit. Por, edhe një gjeni i sportit si argjentinasi, ka ende mundësi të përmirësohet.

Kapiteni i Barcelonës ka pranuar se tani që është në moshën 31-vjeçare, duhet të punojë më tepër me goditjet e penalltive. Edhe pse ka fituar 5 Topa të Artë, Mesi e ka të qartë se ekzekutimi i 11-metërshave është një prej pikave të tij të dobta.

Vitin e kaluar, sulmuesi humbi 4 nga tetë penalltitë e goditura me Barcelonën dhe Argjentinën, për një total prej 24 gabimesh në karrierë nga pika e bardhë. “Do të doja të isha më efikas nga pika e penalltisë”, tha Mesi për radio “Catalunya”.

“Është e vështirë të punosh me 11-metërshat. Nuk është njësoj kur i godet në stërvitje dhe në ndeshje. Mund të përgatitesh shumë dhe të kesh një ide në kokë për mënyrën e goditjes, por kur je në lojë është më e vështirë nga sa duket”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *