Edhe Fasone i habitur nga Gatuzo: Nuk flasim për rinovim, sjell ters

Rino Gatuzo është shpirti i Milanit, tha Karlo Ançeloti para pak ditësh dhe nëse e thotë një legjendë e klubit kuqezi, i duhet besuar. Trajneri aktual ka bërë për vete edhe mosbesuesit me të mëdhenj, që në fakt dyshonin të eksperienca e Gatuzos, por edhe të një skuadër pa shumë cilësi e pa lider.

E megjithatë, pak nga pak Gatuzo ka gjetur ekuilibrat, skemën e duhur dhe formacionin bazë, që ndryshonte pa fund dhe me Montelën.

Edhe administratori i deleguar kuqezi, Marko Fasone, e pranon se ja mbetur i befasuar dhe nuk e priste një Milan të transformuar me Gatuzo, që në Romë dha një leksion futbolli të thjeshtë e rezultativ.

“Gatuzo ka bërë gjëra më një thjeshtësi që një trajner me më shumë eksperiencë se ai ndoshta do duhej t’i bënte. Ka qartësisht talent dhe ndoshta as ne nuk e prisnim që skuadra të merrte kaq shpejtë formën që ëndërronim në verë”, ka thënë Fasone duke folur për emisionin ‘Radio anch’io sport’.

Natyrisht, po shtohen zërat që kërkon e rinovimin e kontratës së Gatuzos, por Fasone sqaron: “Me Rinon marrëdhënia është e shkëlqyer, por në këtë moment më mirë të mos flasim për të ardhmen, edhe për besëtytni. Dua t’i bëj komplimente Mirabelit, sepse ai me nxiti që të zgjidhnim Gatuzon, duke ndërmarrë këtë rrezik të llogaritur”.

KUTRONE – “Edhe Kutrone është një surprizë, u treguam të zotët që nuk e huazuam verën e shkuar, edhe pse erdhën shumë kërkesa. Edhe me habitëse është shpejtësia me të cilën Gatuzo ka ditur t’i japë një identitet skuadrës, të krijojë një grup, ta motivojë. Pastaj dihet, kur fiton gjithçka ecën mbarë dhe fitoret pasojnë njëra-tjetrën”.

DONARUMA – “Uroj që Xhixhio të qëndrojë gjatë me këtë fanellë. Është e ardhmja e futbollit italian, ka luajtur 100 ndeshje që në moshën 19-vjeçare. Uroj të ketë dëshirë të qëndrojë, dëshira jonë është të qëndrojë gjatë. Rinovimi i Romanjolit? Ka momente kur gjërat bëhen në fushë dhe momente kur bëhen pas një tavoline zyre. Brenda pak javësh do të ulemi të bisedojmë me agjentin e tij. Rinovimi i tij nuk ishte prioritet, sepse fillimisht u morëm me kontratat që skadonin në 2018 dhe 2019, ndërsa tani e ka radhën ai”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *