Edhe Bundesliga ka “Tiranën” e vet, luftë ultras-president tek Hanovër

0

Ndodh shpesh që tifozët, sidomos grupimet e zjarrta të quajtur ultras, të kthehen kundër klubit, për arsye të ndryshme, por në Shqipëri nuk kishim parë kurrë një betejë si ajo mes Fanatics dhe presidentit aktual bardheblu Refik Halili. Sot Fanatics do të kthehen në stadium, por do ta vazhdojnë betejën kundër presidentit.

Në fakt, në botë këto gjëra ndodhin shpesh, por bën përshtypje konflikti te Hanovëri, me ultrasit që janë në luftë totale me presidentin Martin Kind.

73-vjeçari, në fron prej shumë vitesh, tashmë kërkon të bëhet aksioner kryesor i klubit me 50,1% të aksioneve, duke shkelur rregullin e futbollit gjerman, që nuk lejon asnjë person apo kompani të zotërojë më shumë se 49% të aksioneve, për të evituar marrjen e vendimeve pa konsultimin dhe votat e aksinerëve të tjerë.

Justifikimi i presidentit të Hanovërit është se nëse bëhet president me të drejtë vendimmarrje, mund të tërheqë investime dhe të jetë më i lirë për të vendosur si t’i investojë parata në klub.

Kjo ka bërë të nisë një luftë e gjatë me ultrasit, që po prishin ndeshjet, duke brohoritur kundër presidentit e duke mos e mbështetur skuadran, aq sa ndeshjet shtëpiake me 49,000 tifozë duket sikur luhen jashtë fushe.

Në mënyrë paradoksale, Hanovëri debutues po fluturon, sepse mbrëma fito 2-0 ndaj Hamburgut dhe kryeson Bundesligën për momentin, ndërsa mbrëmë absurditeti preku kulmin: ultrasit kundër klubit dhe pjesa tjetër e stadiumit kundër ultrasve, aq sa ndeshja kaloi në plan të dytë. Tifozët e thjeshtë, një pjesë e madhe e tyre, duan të mbështetin skuadrën, që është pjesa më e pafajshme e historisë. A nuk ngjan paksa me historinë e Tiranës?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here