Edhe Amir Bilali në Izrael, e mërkura vendimtare

0

Amir Bilali, mbrojtësi qendror që e mbylli sezonin te Shkupi në Maqedoni, po tenton të luajë në Izrael dhe bëhet fjalë për një klub të madh si Hapoel Tel Aviv. Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në Izrael dhe ka rënë dakord për kushtet e kontratës.

Gjithsesi fillimisht duhet të bindë stafin teknik para se të nënshkruar. Të mërkurën ata kanë planifikuar një miqësore kundër Hapoel Umm el-Fahm, klub që do të garojë në ligën e dytë sezonin e ardhshëm.

Bilali, në Maqedoni është aktivizuar edhe me Rabotniçkin, ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në Superiore me Teutën dhe Bylisin. Lojtari polivalent ka qenë pjesë e moshave të Lacios dhe më pas provoi edhe një eksperiencë me Çeljen në Slloveni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.