Eder: Ronaldo më tha se do ta bëja unë golin

0

 

Heroi i Portugalisë, shënuesi i golit të finales me Francën, Eder, zbuloi një detaj interesant pas ndeshjes. Ai tha se merita të mëdha në golin e tij ka Kristiano Ronaldo. “Kristiano më tha se do të shënoja golin e fitores. Ai dhe shokët e mi kështu më thanë. Të gjithë. Kristiano më dha fuqi dhe energji pozitive. Goli ishte shumë i rëndësishëm. Një punë e madhe është pas tij. Ne punuam fort nga minuta e parë dhe që nga fillimi i Evropianit. Ishim spektakolarë. Populli portugez e meriton këtë”, – u shpreh sulmuesi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here