Eden Hazard del hapur: Mirupafshim!

Çelsi ka fituar Europa League dhe si zakonisht, Eden Hazard ishte protagonist absolut, duke shënuar 2 gola në fitoren 4-1 kundër Arsenalit.

Pas triumfit në Baku, ylli belg foli për BT Sport, duke dalë hapur në lidhje me të ardhmen e tij dhe duke pranuar se tashmë do të largohet, duke firmosur për Realin e Madridit.

Po, është një mirupafshim. Është koha për një sfidë të re për mua. Largohem duke fituar një trofe shumë të rëndësishëm, jam i lumtur për të gjithë në këtë klub.

“Falënderoj tifozët, ishin fantastikë edhe sot, si gjithmonë. Një pjesë e zemrës sime do të mbetet blu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *