ECCOBET është sponsori i ri i Erkand Qerimajt

0

 

 

Peshëngritësi do të mbështetet nga kompania e basteve në Kampionatin Botëror të Hjustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në Evropianin e Oslos, që është mundësi kualifikimi në “Rio de Zhaneiro 2016”

 

ECCOBET, kompania prestigjioze e basteve sportive, do të jetë sponsori i peshëngritësit tonë Erkand Qerimaj, që do të konkurrojë më 24 nëntor në Botërorin e Hjustonit. Kështu ka lajmëruar këshilltarja për mediat dhe sponsorizime e Erkand Qerimajt, Elda Gjoka, e cila është njëkohësisht edhe drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë “Genuine Effect”. Në komunikatën për shtyp, e cila është shpërndarë dje pasdite, është bërë e ditur që sponsorizimi i ECCOBET do të jetë jo vetëm për Kampionatin Botëror të Hjustonit, por dhe për Evropianin e Oslos, e cila është mundësia e vetme për t’u kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Drejtuesit e ECCOBET, Genci Germau dhe përgjegjësi për Marketingun, Gazmend Cicollari, shprehën besimin e tyre se Erkand Qerimaj meriton të gjithë mbështetjen. Dhe në fjalët e tij pas nënshkrimit të kontratës së sponsorizimit, Qerimaj do të shprehej: “Falënderoj ECCOBET për sponsorizimin e marrëdhënien e vendosur, çka për mua është motivim që të shfaq maksimumin si në Kampionatin Botëror, ashtu edhe në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të ngritur Flamurin Shqiptar! Partneriteti i Biznesit për arritjen e rezultateve elitare dhe vazhdimësinë e tyre le të jetë frymëzim dhe shembull vetëdijësimi për kompanitë e tjera të sponsorizojnë talentet shqiptare që ngrejnë flamurin kombëtar dhe lartësojnë imazhin e vendit në të gjithë Botën”. Ajo që duhet theksuar është se Erkand Qerimaj është sportisti i parë i cili ka një sponsor zyrtar dhe që vendos edhe një marrëdhenie të kuruar tërësisht nga profesionistë të Marketingut Sportiv në shërbim të tij. Synimi është që biznesi dhe sportisti të shkëmbejnë përfitime reciproke nga bashkëpunimi profesional në mbështetje të objektivave përkatëse për sukses. Erkand Qerimaj shpreh vlerësimin për FSHP-në dhe përpjekjet e institucioneve sportive në vend për të pasur përparim në sport në arenën ndërkombëtare. Pas dy ditesh ai do të niset drejt Hjuston-Teksas, USA, për në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, ndërsa do të konkurrojë në peshën 77 kg në datën 24 nëntor. Një ditë përpara do të jetë edhe Briken Calja në peshën 69 kg.

Gjergj Vyshka

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image