E zbulon një “ish”: Mbape dëshironte Realin, opsion ishte dhe Barcelona!

0

Kilian Mbape është kthyer në kryefjalën e momentit, teksa mbrëmjen e së dielës, në ceremoninë gala të çmimeve të futbollit francez, deklaroi se mund të largohet nga PSG, pasi kërkon të ketë më shumë përgjegjësi.

I menjëhershëm ishte reagimi i PSG-së, që deklaroi se Mbape do të vijojë të jetë lojtar i tyre dhe se marrëdhënia e klubit me lojtarin është shumë e fortë. Gjithsesi, në lidhje me ngjarjet e fundit ka reaguar edhe një “ish”.
Unai Emeri, ish-trajner i parizienëve, ka deklaruar se Mbape kishte dëshirë të largohej edhe më parë dhe se ishte pikërisht Emeri që e bindi të qëndronte. Gjithashtu, trajneri spanjoll zbuloi dhe arsyen e qëndrimit të Mbapes në Paris.

“Dëshira e Mbapes ishte të shkonte në Madrid. Fola me babain e tij dhe vendosëm që të qëndronte te PSG. Gjithashtu opsion për të ishte dhe Barcelona. Ajo që e bindi për të qëndruar ishte një projekt francez.”

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me sulmuesin, i cili duket se të ardhmen e tij nuk do ta ketë në Paris, njësoj si shoku i tij i ekipit, Nejmar Zhunior. PSG i ka në rrezik të dy yjet e saj…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.