E zbulon ish-futbollisti francez: Grizman e ka gjetur ekipin e ri

Antuan Grizman u përfol shumë sezonin e kaluar për një kalim te Barcelona, por në fund sulmuesi vendosi që të rinovojë kontratën e tij me Atletikon e Madridit. Kur kanë kaluar gati një vit që nga ajo kohë, spekulimet për një transferim në Katalonjë, akoma nuk janë ndalur.

Madje, së fundmi, gjiganti francez “RMC Sport”, zbulon se 27-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin blaugrana dhe në fund të sezonit do të veshë fanellën e Barcelonës.
Është pikërisht Zheron Roten, ish-futbollisti i PSG-së, i cili ka thënë për “RMC Sport”, se transferimi i Grizman në “Camp Nou” është diçka e kryer.

Në rast se diçka e tillë konkretizohet, atëherë padyshim do të ishte një ndër lëvizjet më të mëdha të merkatos, me Barçën që do të kryente një përforcim mjaft të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *