E zbulojnë në Spanjë, Zidan nuk e vret mendjen për Champions-in

0

Reali i Madridit ka dominuar në sezonet e fundit në Champions League, ku fitoi 4 nga 5 edicionet e fundit. Në këtë sezon, “Galaktikët” u eliminuan nga Ajaksi në fazën e 1/16-ve, një eliminim surprizë i kampionëve në fuqi.

Pavarësisht këtij dështimi, Zidan nuk shqetësohet aspak, madje, për sezonin e ardhshëm, objektivi primar është titulli kampion në Spanjë. Reali nuk e fiton kampionatin prej shumë sezonesh dhe Zidan do të synojë ta rikthejë skuadrën e tij në majën e futbollit spanjoll.

Mediat iberike janë të bindura se dominimi i Realit në Europë nuk do të jetë objektiv primar për strategun francez. Fillimisht, Reali do të bëjë revolucion në skuadër gjatë merkatos, më pas do të fokusohet te kampionati.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.