E vlerësuan edhe më pak se Dybala e Lukaku, Ronaldo bllokon faqen e njohur të “Transfermarkt”

Cristiano Ronaldo është padyshim një nga më të mirët e të gjtha kohërave dhe për këtë bien dakort të gjithë. Por portugezi ka një ego që shumë mund ta quajnë edhe të ekzagjeruar. Madje së fundi ka vendosur të bllokojë edhe faqen e njohur “Transfermarkt” në rrjetet sociale dhe arsyeja ësht pakënaqësia në vlerën monetare që këta të fundit kishin vendosur për yllin e Juventusit.

“Transfermarkt” është një pikë referimi kur bëhet fjalë për vlerën aktuale në treg. Në një renditje të futbollistëve më të shtrenjtë në sipas grupmoshave, portali njohur e vlerësonte ronaldon me vlerën 75 milionë euro, që e bënte atë edhe më të kushtueshmin për moshën e tij.

Por kjo vlerë nuk i ka pëlqyer aspak portugezit dhe këtë e ka treguar me anë të bllokimit të tyre në rrjetet sociale. Është vetë “Transfermarkt” që e pohon këtë veprim të Ronaldos, teksa në një postim me formacionin më të mirë të klientëve të agjentit Mendes, të pyetur nga ndjekësit përse nuk kanë etiketuar yllin portugez, janë përgjigjur: “Nuk mund ta etiketojmë Cristiano Ronaldon sepse na bllokoi pasi pa vlerën që ne kemi vendosur për të”.

Ndërkohë lojtarë të tjerë në Serie A që vlerësohen më lart se sulmuesi i Juventusit janë Dybala me 90 milionë, Eriksen dhe Lukaku me 80 milionë, si dhe Milinkoviç-Saviç e Lautaro Martinez me 75 milionë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *