E vendos Sebino Plaku dhe flutirimi i tij, Prishtinës nuk ia kishte fajin Mirel Josa

Prishtina ka humbur edhe në takimin e sotëm ndaj Llapit, atje ku debutoi trajneri i ri, Bylbyl Sokoli. Ndeshja u vendos nga ana e lojtarit Sebino Plaku, që me një fluturim me kokë në minutën e 30 realizoi golin e vetëm në atë fitore 0-1.

Te kreqytetasit u shkarkua Mirel Josa, për shkak të mungesës së rezultateve. Por mesa duket problemet janë edhe më të mëdha në këtë skuadër, duke shkuar përtej detyrës së trajnerit. Prishtina renditet në vendet e fundit dhe pas tre javësh numëron vetëm një pikë, madje me golavarazhin 1:3. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *