E veçantë, Kondogbia mund të braktisë kampionët e botës për vendin e origjinës

Xhefri Kondogbia është me origjinë nga Republika e Afrikës Qendrore, por ka lindur dhe është rritur në Francë. Ka luajtur për të gjithë kombëtaret e moshave të këtij shteti, madje numëron 5 ndeshje me kombëtaren e madhe. Pasi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Valencian, ai priste një ftesë nga Deshamp për Botërorin e Rusisë. Ftesa nuk erdhi kurrë dhe lojtari humbi shansin për t’u bërë kampion bote.

Diçka e tillë e ka mërzitur dhe siç citojnë mediat spanjolle, lojtari mund të vendosë të braktisë kombëtaren e “Gjelave”, për të vazhduar me atë të kombëtares afrikane. 25-vjeçari ka marrë një ftesë nga kombëtarja e vendit të origjinës, me këta të fundit që ëndërrojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Të pesta ndeshjet që ka luajtur me Francën kanë qënë ndeshje miqësore dhe rregulli i ri i FIFA-s i lejon të zgjedhë një kombëtare tjetër. Në vendin e origjinës së prindërve të tij do ishin krenar nëse Xhefri pranon ofertën e tyre. Gjithçka është e mundur, por në fund vendos lojtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *