E turpshme, Elbasani bie nga kategoria

0

U luajt sot në “Selman Stërmasi” ndeshja vendimtare për mbijetesë në kategorinë e parë mes Sopotit dhe Elbasanit. Një derbi i egër, që është fituar bujshëm nga Sopoti 2-0.

Një fitore e papritur për Sopotin, që këtë sezon ka pasur halle pa fund dhe vazhdon të mos luajë në Librazhd. Kriza e thellë kishtr detyruar administratorin Andi Matraxhiu të dorëhiqej para ndeshjes, duke akuzuar bashkinë Librazhd për braktisje të ekipit, ashtu si edhe FSHF-në për përzgjedhjen e arbitrit Sokol Çekaj.

E megjithatë, duket se Elbasani qenka edhe më në kaos se Sopoti, sepse bashkia ja ka dhënë klubin një grupi anglez anonim, që e ka fundosur akoma dhe më keq klubin verdheblu.

Një gol për çdo pjesë i kanë dhënë një fitore të madhe Sopotit, që do të luajë dhe një ndeshje play-off për mbijetesë, ashtu si një vit më parë.

Ndërkaq Elbasani zbret në kategorinë e dytë, një turp i madh për Elbasanin dhe gjithë futbollin shqiptar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.