E trishtë/ Fundi i një historie, Palermo shpall falimentin dhe dy talentet shqiptar kthehen në shtëpi

Ekipi i njohur i Palermos ka qenë në një periudhë shumë të vështirë vitet e fundit, madje situata ka shkuar deri në falimentimin e klubit, që dikur luante në elitën e futbollit italian ndërsa së fundmi ishte pjesë e Serisë D. Problemet financiare dhe borxhet e skuadrës italiane nuk mund të zgjidheshin në tjetër mënyrë dhe gjykata e Palermos ka pranuar kërkesën e prokurorit për të shpallur falimentimin, ndërsa klubi ka qenë në gjendje falimenti që para 3 muajsh.

Për shpëtimin e ekipit siçilian nuk mjaftoi as shifra 10 milionë euro e ofruar nga djali i ish-pronarit të Palermos, Andrea Zamparini, pasi u konsiderua e pamjaftueshme, ashtu si edhe historia që klubi mbarte ndër vite.

Ndërkohë pjesë e klubit të Palermos ishin edhe dy lojtarët shqiptarë të dërguar në formën e huazimit, Masimiliano Doda dhe Erdis Kraja, që tashmë duhet të kthehen sërish përkatësisht te Sampdoria dhe Atalanta ose të gjejnë një tjetër ekip për të fituar minutat e tyre në fushë./Sport Ekspres/